Risitë nuk kanë të ndalur, kësaj radhe kompania Artmotion në bashkëpunim me brendin ndërkombëtar për produktet e shtëpisë Comodita Home sjellin ofertën promocionale dhe më interesante të momentit në tregun vendor.
Të gjithë klientët e rinj të cilët do të abonohen në njërën nga tri pakot ekzistuese të kompanisë Artmotion do të përfitojnë kuponin në vlerë prej 49.90 euro, përmes të cilit do të kenë mundësi që në njërën nga pikat e shitjes zyrtare të Comodita Home, të shfrytëzojnë atë për blerjen e njërit nga dyshekët më kualitativ Comodita Memory i cili për momentin ka ofertën promocionale me zbritje prej 50%.
Kjo ndërlidhje e brendeve të shërbimeve dhe produktit të kompanive në fjalë e cila është e para e këtij lloji në Kosovë, kompania Artmotion dhe Comodita Home e cilëson si adekuat për plotësimin e nevojave të familjeve kosovare me çmime promocionale dhe kualitet të lartë.
Kompania Artmotion ofron pakot Dream, Standard dhe Premium me programacionin më atraktiv dhe internetin me infrasktrukturën më kualitative e cila ofron stabilitet të shërbimeve për nevoja familjare dhe biznesore.
Gjithashtu Kompania Artmotion gjatë kësaj vere ka lansuar Aplikacionin Mobil i cili ofron mbi 200 kanale televizive dhe VOD me qindra filma dhe seriale i cili mund të shfrytëzohet në tri pajisje në të njëjtën kohë. Aplikacionin Artmotion ju mund ta shkarkoni në my.artmotion.net duke përfituar qasje prej 1 muaj falas!
Artikull i sponsorizuar
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë