Rusinë vazhdon ta shokoj krimi i korrikut të vitit të kaluar, kur tri motra, Kristina, Maria dhe Angelina vranë babanë e tyre Mihail Kachaturiyan.
Hetuesit kishin konstatuar se babai i kishte keqtrajtuar në mënyrë psikike dhe fizike, e të akuzuarat për vrasje janë bërë kryelajm në Rusi, ku mbi 300 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin me të cilin kërkohet lirimi i tyre, transmeton Telegrafi.
Në mbrëmjen e 27 korrikut të vitit të kaluar, Mihail Hachaturiyan, 57-vjeçe, i kishte thirrur vajzat që asokohe ishin adoleshente, duke i futur një nga një në dhomë. I kishte kritikuar ashpër pasi që sipas tij nuk e kishin pastruar apartamentin mirë, duke u hedhur sprej në fytyrë.
Por rrëfimi i tyre u bë edhe më rrëqethës në momentin kur disa orë më vonë ai shkoi për të fjetur dhe ato e sulmuan me thikë, çekiç dhe sprej, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse në kokë, qafë dhe gjoks.
Aty është konstatuar se ka pësuar më shumë se 30 plagë nga thika dhe shumë tjera nga çekiçi. Ato nuk deshën ta mbulojnë këtë vepër dhe kështu i telefonuan policisë që i arrestuan menjëherë. E hetimet kanë zbuluar historinë rrëqethëse të dhunës në këtë familje.
Kachaturiyan vazhdimisht i kishte rrahur vajzat e tij për më shumë se tre vite, duke i torturuar, mbajtur si të ishin të burgosura dhe duke i keqtrajtuar seksualisht. Këto dëshmi janë bërë të ditura gjatë gjykimit të tyre.
Janë publikuar edhe pamjet që tregojnë se si babai kishte ushtruar dhunë mbi vajzat e tij, e gjatë hetimeve motrat ua kanë demonstruar policisë se si e kishin vrarë babanë e tyre të dhunshëm. Sipas Angelinas, gjithçka ka ndodhur spontanisht, asnjëra prej tyre nuk kishte menduar ndonjë plan të detajuar.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...