Google ADS

Dy persona të vdekur nga sulmi në Gjermani

15:17 | 9 Tetor 2019
L G

Dy persona u vranë përpara një sinagoge në Gjermani. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin Halle.

Sipas gazetës BILD, përveç kësaj, mbi varrezën hebrenje është hedhur edhe një granatë. Autorët kanë përdorur një armë automatike për të qëlluar shumë herë. Më pas ata janë arratisur në drejtim të Lajpcigut.

Policia u ka kërkuar banorëve të qytetit Halle që të mos dalin jashtë pasi autorët janë akoma në arrati. Ndërkohë ka pasur krisma edhe në një fshat pranë qytetit Halle.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në ditën e Jom Kippur, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit hebraik. /Sinjali

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme