Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se ai kishte dëshirë që rivali i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo, të mos largohej nga Real Madridi.
Dyshja e ka ngritur standardin për paraqitjet individuale në La Liga dhe në futbollin ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit, duke thyer rekorde për gola të shënuar dhe duke i dominuar çmimet individuale gjatë kësaj periudhe, transmeton Gazeta Express.
Rivaliteti mes tyre e arriti kulmin e vet kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u përballen drejtpërdrejt në ndeshjen e “El Clasicos”, edhe pse portugezi pastaj, verën e vitit 2018, u largua nga Spanja dhe kaloi në Juventus.
Messit nuk i pëlqeu vendimi i rivalit të tij dhe ai thotë se prezenca e portugezit i bënte përballjet mes Real Madridit dhe Barcelonës edhe më interesante.
“Unë dëshiroja që ai të qëndronte në Real Madridi. Ai ishte një plus për rivalitetin në El Clasico dhe në La Liga”, ka thënë Messi për RAC1.
“Real Madridi do të vazhdojë të garojë sepse ata kanë lojtarë shumë të mirë, por unë tashmë kam thënë se skuadra do ta ndiente humbjen e Ronaldos për shkak të rëndësisë së tij për skuadrën. Por, Real Madridi ka shumë lojtarë që ia mundësojnë të luftojë për çdo titull dhe ata kanë shumë histori”.
Përkundër një karrierë të mbushur me çmime individuale dhe tituj me klubin, Messi i ka disa pendesa – ndër më të mëdhatë prej të cilave është edhe humbja kundër Liverpoolin në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, kur ata e lejuan kundërshtarin ta përmbysë rezultat nga 3:0 për katalonasit në 4:3 për anglezët.
“Ajo gjëja me Liverpoolin ishte faji ynë”, tha Messi, duke e mbrojtur trajnerin Ernesto Valverde. “Erdhi pas incidentit me Romën. Ne u bllokuam mentalisht për shkak se na vinte në mendje disfata kundër Romës. Në u përkeqësuam dhe kjo nuk ndodhi për shkak të trajnerit”.
“Klubi vendosi se ai duhet të vazhdojë dhe unë mendoj se ky lajm na gëzoi të gjithëve në klub sepse të gjithë e mbështesim dhe e duam atë, si Luis Enrique ose trajnerët që erdhën para tij”.
Ndërkohë, Messi, i cili së fundi e fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit në botë për sezonin 2018/19, nuk e ka qëllim Topin e gjashtë të Artë, që do ta thyente rekordin. Për momentin, Messi dhe Ronaldo i kanë nga gjashtë të fituar.
“Nuk do ishte zhgënjyese nëse nuk e fitoj. Këto çmime janë mirënjohje e mirë, por për mua nuk janë prioritet. Do të isha më i zhgënjyer nëse e kaloj edhe një vit pa e fituar titullin e Ligës së Kampionëve – kanë kaluar pesë vjet që kur e kemi arritur këtë”. /Gazeta Express/
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...