Gazeta britanike “The Guardian” e ka publikuar një hulumtim për 20 kompanitë e karburanteve që e ndotin më së shumti atmosferën dhe rrjedhimisht, që e dëmtojnë më së shumti klimën e botës përmes rritjes së ngrohjes globale. Ato janë përgjegjëse për një të tretën e gazrave të karbonit që lirohen në atmosferë.
Të dhënat e reja, të marra nga hulumtuesit e njohur botërorë, tregojnë se si këto kompani shtetërore e private nga shtete të ndryshme po e shkaktojnë ngrohjen globale, e cila është duke e kërcënuar të ardhmen e njerëzimit.
Sipas këtij hulumtimi, ato e kanë vazhduar zgjerimin e veprimtarisë, pavarësisht se kanë qenë të vetëdijshme për ndikimin shkatërrues që puna e tyre e ka në planet
Njëzet kompanitë që gjenden në këtë listë janë përgjegjëse për 35 për qind të sasisë së përgjithshme të dyoksidit të karbonit dhe metanit në nivel botëror. Me fjalë të tjera, këto kompani kanë ndikuar në lirimin e 480 miliardë tonëve të dyoksidit të karbonit.
Në mesin e kompanive që e kanë ndotur më së shumti mjedisin janë kompanitë “Chevron”, “British Petroleum”, “Shell”, “Saudi Aramco”, “Gazprom” dhe “Pemex”.
Këto kompani merren me prodhimin e naftës dhe derivateve të saj, gazit natyror dhe nxjerrjes së thëngjillit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër