Google ADS

Ali Ahmeti takon Ambasadorin bulgar: Presim lajm të mirë nga Brukseli

13:52 | 9 Tetor 2019
arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me ambasadorin e Bulgarisë fqinje në Maqedoninë e veriut, Angel Angelov, në selinë e BDI-së në Tetovë.

Ahmeti dhe ambasadori Angelov diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale, zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë si dhe integrimin eurotlantik të vendit, shkruan arbresh.info.

Ahmeti theksoi që marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Shkupit dhe Sofjes është një e arritur e rëndësishme dhe duhet të zbatohet në përpikshmëri.

“Gjithashtu, marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve tona duhet të shënojnë rritje dhe institucionet duhet që ta lehtësojnë këtë proces. Mbështetja e Bulgarisë për marrjen e datës për fillim të negociatave midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian është kyçe dhe ne jemi në pritje të lajmeve pozitive javën e ardhshme nga Brukseli”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ky vendim pozitiv i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do ta thellojë dialogun me Brukselin dhe do t’i përshpejtojë reformat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme