Twitter u kërkon falje përdoruesve, gabimisht u përdorën të dhëna private në reklama

13:46 | 9 Tetor 2019
Arbresh Info

Ky problem u zbulua më 17 shtator dhe se të dhënat e numrave të telefonit dhe e-mailet e përdoruesve në këtë periudhë nuk janë përdorur në shërbimet e reklamimit

Platforma e rrjetit social Twitter u ka kërkuar falje përdoruesve të saj duke potencuar se informatat e adresave të e-mailit dhe numrave të tyre të telefonit janë shfrytëzuar rastësisht në shërbimet reklamuese.

Twitter tha se informatat për adresat e e-mailit dhe numrave të telefonit të cilat përdoruesit i regjistrojnë në sistem për shkak të sigurisë të llogarive të tyre, rastësisht janë përdorur në shërbimet e kompanisë për reklamim “Tailored Audiences” dhe “Partner Audiences”.

“Ky ishte një gabim. Kërkojmë falje për këtë”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu theksohet se nuk dihet numri i përdoruesve, të dhënat e të cilëve u shpërndanë gabimisht, por që çdo gjë të jetë transparente në këtë rast janë informuar të gjithë përdoruesit.

Ndër të tjera potencohet se të dhënat personale në asnjë mënyrë nuk shpërndahen me partnerët dhe me personat e tretë. Ky problem u zbulua më 17 shtator dhe se të dhënat e numrave të telefonit dhe e-mailet e përdoruesve në këtë periudhë nuk janë përdorur në shërbimet e reklamimit.

Në fund përsëritën kërkim-faljen duke theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat që të mos përsëriten situata të ngjashme./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme