Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të cilët janë të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, në tri raste të ndara. Ndërsa, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje paleje”. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
//////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, si dhe një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje “dhe “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës në tentativë”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak
të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Po ashtu, nga ky Departament është ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për tre (3) persona, në tri raste të ndara.
Në rastin e parë, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit është paraqitur ndaj një (1) të pandehuri, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.
Në rastin e dytë, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit është paraqitur ndaj një (1) të pandehuri, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.
Në rastin e tretë, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit është paraqitur ndaj një (1) të pandehuri, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje paleje”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.
Aktakuzat:
Dy(2) aktakuza për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Kanosje”.
Një (1) aktakuzë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) të dyshuar/femër, me dyshimin se në Gjilan ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’. Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se në Gjilan, për shkak të xhelozisë fillimisht ka rrahur bashkëshorten e tij, pastaj edhe djalin, i cili kishte intervenuar për t’i ndarë, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ lidhur me veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’:
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej
48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë , ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit“.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale “Vjedhje“.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...