Në 24 orët e fundit, Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj janë kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Pas deklararës publike në premierën e filmit “Gjyshja” ku regjisori tha se Arbana ka qenë frymëzimi i tij për këtë film, kaq mjaftoi që të përfliteshin gjërë e gjatë. I ftuar sot në “Ftesë në 5”, Eduarti e përforcoi deklaratën e tij, duke thënë se Arbana vjen e para dhe se ajo është mbështetësja dhe kritikuesja e tij më e madhe. Normal, siç ndodh në çdo çift fundja. Gjithsesi, e njëjta gjë vleka edhe për Eduartin i cili në çdo projekt të Arbanës e mbështet atë.
Në librin që ajo pritet të lançojë së shpejti “Receta për 5 minuta”, Eduarti duket të jetë mbështetësi i saj më i madh, sa i përket fotove. Mirëpo, kjo situatë, ku Arbana gatuan dhe ai fotografon nuk është shumë favorizuese për regjisorin, pasi ai po shton kile nga ushqimet fantastike që përgatit moderatorja.
Prandaj, ai është shprehur në emision, që mezi po pret që të përfundojë ky projekt pasi, po merr kile të cilat nuk di se ku do t’i çojë më pas.
“Ne e përkrahim shumë njëri-tjetrin. Ka qenë mbështëtja ime morale dhe profesionale. Ka qenë me mua edhe në xhirimet e filmit. Edhe unë madje, jam një mbështetje e madhe në projektin e saj të gatimit, i cili shpresoj të përfundojë sa më shpejt, sepse nuk di se ku do t’i çojmë këto kile që kemi marrë. Ajo vërtet bën gatime fantastike”,-është shprehur Eduarti.
Mirëpo, si mendon ta zgjidhë këtë situatë, sepse Arbanës i duhet një fotograf? Këtë punë e ka marrë përsipër Joni, djali i Arbanës, i cili siç shprehet Eduarti, ia ka kaluar atij si detyrë.
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...