Tifozët e Milanit dalin me deklaratë të fuqishme kundër klubit

09:52 | 9 Tetor 2019
Arbresh Info

Tifozët e Milanit e kanë publikuar një deklaratë në të cilën thonë se klubi është i dobët dhe sërish po dështon në arritjen e synimeve, pasi raportohet se trajneri i shkarkuar mbrëmë, Marco Giampaolo, do të zëvendësohet me Stefano Piolin.

Marco Giampaolo u shkarkua sot, pas vetëm shtatë ndeshjeve në drejtim të Milanit dhe vetëm pas 111 ditëve në postin e trajnerit të kuqezinjve, që e thyen rekordin e klubit për trajnerin që shërbeu për kohë më të shkurtë, transmeton Gazeta Express.

Pioli tashmë është në një hotel në Milano dhe ai pritet të zyrtarizohet sot si trajneri i ri i Milanit, mirëpo tifozët janë të zemëruar që klubi i tyre po e emëron trajnerin e nëntë që kur Massimiliano Allegri u shkarkua në janar të vitit 2014.

“Ka kaluar koha… duhet ta dëshmoni veten! Kjo shkruhej në koreografinë që e shfaqëm të shtunën gjatë ndeshjes kundër Genoas, duke e përfaqësuar një pjesë të madhe të tifozëve të Milanit që janë të lodhur nga turpërimi i vazhdueshëm i klubit”, thuhet në deklaratën e Curva Sud.

“Sa herë që mendojmë se e kemi arritur pikën më të ulët, situata bëhet edhe më e keqe. Ne e kemi mbështetur projektin e ri me lojtarët e rinj në moshë, e kemi pranuar me zemër të rënduar faktin se nuk do të shohim yje të transferohen këtu, të paktën për momentin”.

“Ne e shikuam, të tronditur, epokën e dështuar të Giampaolos, një zgjedhje që ishte përkrahur fuqishëm nga drejtuesit aktual vetëm sa për t’u hedhur për dritare pa kaluar as tre muaj punë (me të drejtë)”.

“Ne e kemi parë një afati kalimtar të verës të mbushur me transferime të dështuara, që në minutat e fundit janë zëvendësuar me lojtarë të tjerë që nuk ishim përmendur kurrë më parë për projektin e ri të Milanit”.

“Sot, pas të gjitha këtyre, ne e gjejmë veten të përballur me një tjetër ndryshim, të fundit në vitet e fundit. Ne nuk duam të shprehemi për meritat taktike të trajnerit të ri, pasi që ai do të gjykohet në fushën e lojës”.

Deklarata e Curva Sudit vazhdoi duke e kritikuar Milanin për tentimin e emërimit të Luciano Spalletit, por kur shpenzimet dolën të jenë të tepërta ata u kthyen te Pioli.

“Ajo që na lë neve ta distancuar nga klubi, që e kishte zgjedhur një tjetër trajner për stolin tonë ende pa i treguar trajnerit të vjetër se është shkarkuar, pastaj lëvizi në një opsion të dytë”, thuhet në deklaratë.

“Kjo e thekson përsëri dobësinë e klubit dhe dështimin për ta arritur sërish cakun që ata e kishin qëllim. Kështu që, dëshmojeni veten në standardet e historisë të Milanit tonë, në fushë, në stol, por mbi të gjitha në zyre sepse nga vendimet në kreun e klubit mund të ndërtohet një klub i shëndetshëm dhe i fuqishëm”.

“Tifozët kuqezinj janë të lodhur nga eksperimentet. Ne nuk e meritojmë këtë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë spektakël të padinjitet!”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme