Google ADS

Giampaolo i shkarkuar thyen rekord në Milan

09:06 | 9 Tetor 2019
Arbresh Info

Marco Giampaolo e ka thyer një rekord në Milan, duke zgjatur vetëm 111 ditë në pozitën e trajnerit të kuqezinjve, pasi dje u konfirmua shkarkimi i tij nga ai post.

Ish-trajneri i Empolit dhe Sampdorias u shkarkua mbrëmë, ndërsa Stefano Pioli besohet se do të konfirmohet së shpejti si trajneri i ri i gjigantit italian, transmeton Gazeta Express.

Me përjashtim të trajnerëve të përkohshëm, Giampaolo është trajneri që ka shërbyer si trajner për kohën më të shkurtë në histori të Milanit.

Ai e kishte drejtuar skuadrën e Milanit vetëm për shtatë ndeshje, duke rezultuar në tre fitore dhe katër disfata. Skuadra e tij i shënoi gjashtë gola dhe i pranoi nëntë, të gjitha në Serie A.

Milani njoftoi mbrëmë në një komunikatë për media se e ka shkarkuar Giampaolon nga pozita e trajnerit, duke e falënderuar atë për punën dhe duke i uruar sukses në të ardhmen.

“AC Milan njofton se e ka liruar Marco Giampaolon nga detyra e trajnerit të ekipit të parë. Klubi i është mirënjohës Marcos për punën e kryer dhe i uron të gjitha të mirat në karrierës e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Giampolo e zëvendësoi Gennaro Gattuson në stolin e gjigantit italian gjatë verës, pas tri sezoneve të mira në krye të Sampdorias.

Megjithatë, katër humbje në shtatë ndeshjet e para në ligë dhe mbi të gjitha paraqitjet e dobëta në cdo ndeshje i kushtuan atij me humbjen e pozitës në Milan. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme