Google ADS

Rinumërimi vetëm do të vononte formimin e qeverisë, nuk ka ndryshime

08:20 | 9 Tetor 2019
A. B.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe NISMA gjatë ditës së djeshme  kanë kërkuar rinumëron të fletëvotimeve për zgjedhjet e së dielës.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Mul Desku kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) duke thënë se: “Kemi pranuar tri ankesa të llojit të tillë që po kërkojnë rinumërim të votave për shkak siç thuhet të parregullsive në vendvotime. PDK, LDK dhe Nisma”.

arbresh.info, ka pyetur njohësit e çështjeve politike se a mund të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve nëse vendoset për rinumërim të votave, të cilët kanë deklaruar se një gjë e tillë vetë do e vononte formimin e qeverisë së re.

Analisti politik Shkodran Ramadani, në një përgjigje dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se, me rinumërim votash gjëja e vetme që mund të ndryshojë, është votat brenda partive politike.

“Është shumë e vështirë të ndryshojë rezultati, e as nuk besoj që duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Gjëja e vetme që mund të ndryshojë, është votat brenda partive politike, por rezultati nuk ndryshon. Një gjë e tillë vetëm e vonon formimin e qeverisë se asgjë tjetër”, tha Ramadani për arbresh.info

Ndërsa analisti politik Faik Krasniqi, ka për arbresh.info ka thënë se këto janë lojëra të humbësve.

“Nuk ka gjasa te përmbyset rezultati. Këto janë lojëra te humbësve. Kur te numërohen edhe votat e diasporës, epërsia e LVV ndaj vendit të dytë do të rritet ndjeshëm!”, tha Krasniqi/A.Begolli/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme