Fotoja e profilit në Facebook tregon gjithçka për ju

01:52 | 9 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Fotografinë e cila është simpatia juaj e ka vendosur në Facebook pikërisht ju tregon se çfarë kërkon ajo na ju “Fotografia e saj me miqtë do të thotë që dëshiron të projektojë fotografinë e jetës së llojllojshme dhe interesante”, thotë psikologia klinike dr. Abigail Sen. “Pyetjet për miqtë e saj dhe jetën shoqërore do ta relaksojnë”, shton ajo. Nga ana tjetër, nëse ka fotografi të shkëlqyer dhe të shndritshme me qëndrim të qartë, atëherë me siguri duhet patjetër të mendoni se çfarë do të vishni.

“Vajza e këtillë është shumë e përqendruar në dukjen e saj të jashtme dhe do të të vlerësojë sipas standardeve të njëjta”, thotë Sen dhe shton: Fotografia argëtuese do të thotë krejtësisht të kundërtën: se ajo është shumë më tepër e përqendruar në humor dhe personalitetin tënd, jo në atë se çfarë vishni”.

Statusi në Facebook

Nëse në statuset e veta shpjegon hollësisht se çfarë bën dhe ku është, atëherë me kujdes zgjidhni vendin për takimin tuaj. “Femra e cila në rrjetin shoqëror detajon mbi veprimet e veta të përditshme dëshiron që të tregohet aktive dhe dinamike, madje edhe kur nuk është ashtu”, shpjegon Sen.

“Zgjidhni vendin provokues për takimin tuaj apo për darkën dhe do të mendojë që jeni i ndjeshëm dhe mashkull interesant, bash ashtu çfarë kërkon ajo”, shton Sen.

Të dhënat personale

Verifikoni sa informacione ka dhënë për veten, mos e teproni me pyetje personale.

Mënyra në të cilin shkruan

Shkurtesat, shprehjet gjuhësore dhe mungesat e njohjes së gramatikës mund të thonë tri gjëra: që është analfabete apo që është ekstremisht e zënë apo dëshiron të mendoni që është ashtu.

“Biseda e drejtë në të gjitha situatat zakonisht shënon personin i cili është i vetëdijshëm, i këndshëm dhe i edukuar”, thotë Sen.

Tregoni asaj që ndani të njëjtat linja personaliteti.

Fotografitë

“Atraktivitetin e rangojmë sipas miqve të saj dhe nëse në profilin e saj ka fotografi me miq atraktivë, atëherë është e sigurt në vetveten dhe është plot vetëbesim, ndërkaq nëse nuk është në fotografi me femër të bukur, atëherë ka mungesë vetëbesimi, andaj me shikimin e femrave të tjera në takimin me të nuk do ta përfitoni besimin e saj”, përfundon Sen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme