Presidenti shqiptar, Ilir Meta komentoi sot zgjedhjet në Kosovë, ndërsa u shpreh se sistemi zgjedhor me lista të hapura u dha mundësi qytetarëve që të zgjedhin midis shumë kandidatëve për deputetë, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë.
Presidenti Meta zhvilloi një bashkëbisedim me studentët ekselentë të Universitetit Evropian të Tiranës.
Meta tha se zgjedhjet në Kosovë ishin si në Danimarkë.
“Lidershipi politik këtu e ka bërë të vështirë për shqiptarët, jo se shqiptarët nuk duan zgjedhje të rregullta. Por në Kosovë kanë sistem elektoral me lista të hapura. Pra voton edhe partinë por edhe kandidatin. Kryetari i partisë mund të të mos preferojë dhe të lë në fund, por të zgjedh populli. LDK-ja dëgjoi reagimin nga qytetarët dhe vendosi si kandidate për kryeministër Vjosa Osmanin e cila ishte e 87-ta në listën e kaluar, por doli e dyta, pasi ishte kritike ndaj disa politikave dhe qytetarët e mbështetën”, tha Meta.
Presidenti tha se “ka një meritë sistemi, pasi i jep mundësi qytetarëve dhe i vendos partitë nën presion për të zgjedhur njerëzit e duhur”.
“Këtu Kushtetuta e ’98 u bë që mos përsëritej 1996- 1997, që solli një situatë kaosi dhe në vitin 2008 ajo që ndodhi me lista të mbyllura për të cilat ne nuk ishim gati. Ne nuk i kemi partitë ‘demokratike’ dhe nuk kemi kulturë të konsoliduar demokratike. Që atëherë partitë u mbyllën më shumë. Deputetët nuk bëjnë oponencë apo shprehin mendim personal, pasi e dinë që vendi i tyre nuk varet nga reagimi qytetar, por nga partia dhe pozicioni i tij si kandidat varet nga forca që ka partia në zonën përkatëse”, tha Meta.
Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Meta tha se “ne nuk na përket të ndërhyjmë pasi është cenim i sovranitetit të institucioneve të Kosovës dhe na mbetet vetëm ta mbështesim”./ATSH/
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...