Google ADS

Abdixhiku: Partisë që i ka fituar zgjedhjet i takon Kryeministri

23:17 | 8 Tetor 2019
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një parim mes dy subjekteve LDK dhe LVV që kush do t’i fitonte zgjedhjet do të merrte pozitën e kryeministrit.

“Para afatit për koalicione ishim marrë vesh në parim për dy tema. E para që pas zgjedhjeve do vazhdonim aty ku e kishim lënë. Dhe e dyta është që posti i kryeministrit do i takoj fituesit”, ka thënë Abdixhiku.

“Do ishte e padrejtë që mos të arrinim një marrëveshje për mospajtime të vogla pasi që populli e ka thënë fjalën, dhe ata dëshirojnë opozitën”

Tutje ai ka cekur se me Vetëvendosjen do të bashkëpunojnë por gjithsesi nuk do të lëshojnë pe kur vjen puna tek programi qeverisës pasi që LDK’ja nuk lëshon pe kur vjen puna tek rendi kushtetues dhe tek projekti i shtetit të Kosovës. Gjithsesi Abdixhiku nuk i ka uruar fitoren LVV’së duke thënë se ende ka kohë që të kryhet numërimi i votave të mërgatës dhe ato me kusht.

“Do të bashkëpunojmë. Bashkëpunimi donë marrëveshje programore dhe marrë parasysh rezultatin, që në parim është 50/50, atëherë ne do të ngulim këmbë që programin tonë ta futim në program të përbashkët. Po ashtu ne nuk lëshojmë pe në projektin e shtetit të Kosovës. Kosovocentrizmi është një temë që nuk e diskutojmë. Nëse nuk merremi vesh në këtë pikë atëherë do jemi të kënaqur të qëndrojmë në opozitë. Do të ndalojmë çdo qeveri që punon kundër rendit kushtetues. Këtë e kemi bërë edhe me presidentin”, ka thënë Abdixhiku në pressing.

“Gjithsesi ne kemi shumë pika të përbashkëta. Shteti i së drejtës. Ruajtja e kufijve ekzistues të Kosovës. Reciprociteti me Serbinë etj…”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme