Nënkryetari i LDK-së që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk synon të kërkojë postin e kryeministrit.
Haziri në RTV Dukagjini ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit Vjosa Osmani është goditur ulët nga kundërshtarët politikë me lajme të rrejshme, përcjell Telegrafi.
Duke folur për postin e kryeministrit, Haziri ka thënë se LDK-ja ka bërë një premtim para zgjedhjeve dhe sipas tij ata do t’iu qëndrojnë atyre parimeve se nuk mund të bëhet më pazar me postin e kryeministrit.
“Ata që certifikohen nga KQZ-ja si parti e parë duhet të marrin postin e kryeministrit. Nuk mund të bëhen kompromise në dëm të ekzekutivit. Duhet të mësohemi të respektojmë vullnetin e sovranit. Në momentin që zbardhet rezultati përfundimtarë LDK-ja ulet dhe uron të nominuarin”.
Haziri ka thënë se ai që merr vetëm një votë më shumë i takon posti i kryeministrit.
“Ky është një standard i ri që po e vendosim. Mund të jetë në dëm të LDK-së por është në të mirë të demokracisë…Ky është qëndrim zyrtarë i partisë”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...