Fjalët e Atdhe Nuhiut për rivalët e ardhshëm të Kosovës

21:39 | 8 Tetor 2019
Arbresh Info

Atdhe Nuhiu ka vënë në pah rëndësinë e ndeshjes kundër Malit të Zi në konferencën mbrëmjen e sotme (e martë) për shtyp.

Sulmuesi i Kosovës shpreson në rezultat pozitiv në takimin e së hënës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

I pyetur rreth prithshmërive, Nuhiu tha:

“Normal që ndeshja kundër Malit të Zi është shumë e rëndësishme për neve, por kështu kanë qenë edhe ndeshja me Çekinë dhe me Bullgarinë më herët, kështu që është një lojë shumë e rëndësishme për neve por jo më tepër se qysh janë kanë ato tjerat sepse kemi pas të mira kundër atyre tjerëve dhe tash po shpresojmë që me pas një rezultat të mirë edhe prej këtyre”

Kosova luan miqësore mbrëmjen e së enjtes ndaj Gjibraltarit dhe Nuhiu e vlerëson këtë si një “test shumë të mirë”.

“Sa i përket lojës me Gjibraltarin, është një test shumë i mirë për neve por edhe si parapërgatitje për ndeshjen ndaj Malit të Zi se na nuk jena tash një skuadër që mundemi me marrë ndonjë shtet tjetër që është shumë më i lehtë. Duhet ta marrim secilën lojë 100 për qind edhe mu përmirësu dhe me lujtë gjithmonë mirë e më mirë”

Miqësorja kundër Gjibraltarit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 18:00, ndërsa ndeshja kualifikuese zhvillohet në fillim të javës së ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme