Kandidati i PEK-ut për kryeministër, Milaim Zeka ka thënë se votat e partisë së tij janë vjedhur me të madhe.
Ai tha se në Drenicë specifikisht, janë shpallur një përqindje e madhe e fletëvotimeve si të pavlefshme, gjë e cila sipas tij nuk ka logjikë.
“Unë nuk e kam prit atë rezultat, gjithkush e di që është bërë një vjedhje drastike e votave. Vetëm një person më ka raportu se më janë vjedhur 1835 vota. Nuk i kam denoncu, por ndoshta do t’i denoncoj nesër. 10 për qind të votave në Drenicë janë të pavlefshme, nuk ka logjikë që të prishen aq shumë vota”, u shpreh Zeka në RTK.
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus