Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar përsëri, pas përfundimit të numërimit preliminar të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Ai ka refuzuar ta njohë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve, duke thënë se rezultati do të dihet kur të përfundojë numërimi i plotë i krejt votave.
Mustafa ka paralajmëruar se, bashkë me kandidaten e LDK’së për kryeministre, do të takohet me kreun e VV’së, Albin Kurti.
“Qytetarë të nderuar Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave”, ka theksuar ai.
“Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes”, ka deklaruar Mustafa.
“Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...