Në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa është thënë se në një afat ligjor prej 72 orësh, do të dilet me një vendim në lidhje me kërkesat e disa subjekteve politike për rinumërimin e votave.
Duke pretenduar se ka disa probleme teknike, PDK dhe LDK po kërkojnë kthimin e procesit të numërimit në pikën zero.
Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se rinumërimi i votave duhet të ndodhë për faktin se formularët dhe disa vota të partive nuk janë shkruar në formularët përkatës.
“Realisht ne kemi kërkuar të numërohen votat e PDK-së, sepse votat tona në të gjithë formularët e vendvotimeve janë bartur te një parti tjetër”, tha Gashi.
Gashi tha se për shkak të këtij gabimi nuk mund të shkruhet saktë rezultati përfundimtar.
Edhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë kërkuar rinumërimin komplet të votave, pasi dyshohet në gabime të ndryshe.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se për të qenë në rregull në aspektin juridik, rinumërimi i votave është i domosdoshëm.
“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka qenë një problem teknik që i atribuohet KQZ-së lidhur me procesverbalet e numërimit të votave. Një parti e listuar dhe pjesëmarrëse në garë nuk ka figuruar fare në listë. Ky problem duhet të zbardhet deri në fund për të parë pastaj se si kanë dalur procesverbalet dhe a ka rregullshmëri në renditjen e partive dhe numrave”, tha Haziri.
Haziri ka shprehur bindjen e tij se edhe nëse ndodh rinumërimi i votave nuk do të ketë ndryshim të rezultatit aktual.
“Nuk presim që do të ketë impakt [ndikim] në rezultat, por do të ketë vetëm legjitimitet të procesit”, tha Haziti.
Kurse, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se mbështetësit e këtij subjekti politik duhet të jenë të qetë, pavarësisht kërkesave për rinumërim të votave.
“Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi”, ka shkruar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.
Të dielën, më 6 tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtar, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!