Google ADS

5% e votave shpallen të pavlefshme

15:43 | 8 Tetor 2019
Arbresh.info

Pak minuta më parë ka përfunduar procedura i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtur të dielën në Kosovë.

Në web faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet e ditur se rreth 5% ose saktësisht 4.90% e votave janë shpallur të pavlefshme dhe të zbrazëta, shkruan arbresh.info.

Në të njëjtin njoftim thuhet se Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 24.49% të votave ose saktësisht 202 mijë e 968 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës me  24.83% ose saktësisht 197mijë e 702 vota,  dhe Partia Demokratike e Kosovës me 21.25% ose saktësisht 169 mijë 211 vota.

Ndryshe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë të drejtë vote kanë pasur 1.937.868 qytetarë ndërsa në votim kanë marrë pjesë  43,20% e tyre.arbresh.info/

Lexo edhe: Përfundon numërimi i votave të rregullta, këto janë rezultatet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme