Google ADS

Haradinaj: E pranojmë humbjen, nuk kërkojmë rinumërim të votave

13:28 | 8 Tetor 2019
Arbresh.info

Kreu i AAK-së, njëherit edhe kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot konferencë për medie, dy ditë pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Rezultatin e AAK-së në këto zgjedhje Haradinaj e vlerësoi si arritje, pasi tha se i janë afruar rreth 100 mijë votave, shkruan arbresh.info

“Ne kemi 11.5% të votave. Ekziston mundësia që ne jemi afruar rreth 100 mijë votave. Është një rritje e ndjeshme e Aleancës, është rreth 35% rritje”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së po ashtu theksoi se e pranojnë këtë rezultat dhe se nuk kërkojnë rinumrim të votave.

“Aleanca dhe koalicioni ynë e pranon rezultatin dhe nuk kërkomë rinumërim, nëse ndonjë deputet ka vërejtje ka të drejtë për ankesë. Është e padrejtë me e dëmtua një proces kaq të mirë zgjedhorë. Qytetari nuk na dha të drejtën për me formua qeverinë. I urojmë partitë e para për rezultatin” tha Haradinaj.

Ndërsa sa i përket numrit të deputetëve të AAK-së që do zënë vend në ulëset e Kuvendi të Kosovës, Haradinaj tha se kanë marrë informatë se janë diku rreth 14 ose 15 deputetë.

Po ashtu, ai pati edhe fjalë të mira për bashkëpunimin me PSD-në.

“Po marrim informata rrethanore, jemi diku mes 14 ose 15 deputet në parlamentin e Kosovës. Me PSD ka qenë një koalicion i sinqertë, jam për me bashkëpunua edhe në vazhdim, por nuk kemi bërë ndonjë plan për në të ardhmen”, tha Haradinaj.

Koalicioni AAK-PSD, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj doli nga zgjedhjet e gjashtë tetorit me 11.54% apo 90839 vota./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/403425787223293/?notif_id=1570521339702039&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme