Zëvendës kryeministri Liu Ai do të udhëheqë delegacionin që do të përfshijë ministrin e Tregtisë së Kinës dhe guvernatorin e Bankës Qendrore dhe rregullatorët e industrisë, teknologjisë dhe bujqësisë
I dërguari kryesor i çështjeve tregtare të Kinës të enjten do të shkojë në Washington për bisedime që synojnë t’i japin fund luftës tarifore midis dy ekonomive më të mëdha në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se zëvendës kryeministri Liu Ai do të udhëheqë delegacionin që do të përfshijë ministrin e Tregtisë së Kinës dhe guvernatorin e Bankës Qendrore dhe rregullatorët e industrisë, teknologjisë dhe bujqësisë.
Qeveritë e të dyja vendeve kanë bërë gjeste pajtimi përpara bisedimeve përfshirë heqjen ose shtyrjen e tarifave ndëshkuese. Por nuk ka patur asnjë shenjë përparimi drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre kryesore mbi suficitetin e tregtisë dhe ambiciet e teknologjisë.
Të dy palët kanë rritur detyrimet e importit në miliarda dollarë të mallrave të njëri-tjetrit, duke nxitur shqetësime se mosmarrëveshja e tyre mund të çojë ekonominë globale në recesion.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën