Dy partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë pranë ngjitjes së rrugës drejt formimit të Qeverisë së re. Kjo pasi Vetëvendosja, e cila doli partia e parë më e votuar në Kosovë, ka lënë derën hapur për koalicion me LDK-në, marrëveshje të cilën nuk e ka përjashtuar as LDK-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Dy subjektet partiake, të cilat ishin opozitë në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mund të jenë partnerët e mundshëm që do ta formojnë Qeverinë e re të Kosovës.
Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si fituese e zgjedhjeve, e cila ka të drejtë t’i iniciojë bisedimet për formimin e Qeverisë së ardhshme, e ka lënë derën hapur për bashkëpunim me LDK-në, që në bazë të rezultateve të para të KQZ-së është partia e dytë më e votuar në vend.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, menjëherë pasi shpalli fitoren e partisë së tij theksoi se do t’i trokasë në derë LDK-së për ta formuar Qeverinë e ardhshme të vendit.
Kurse kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ndonëse e la hapur mundësinë për bashkëpunim me LVV-në, deklaroi se për të vendosur për koalicionet e mundshme partia e saj do të presë publikimin e rezultateve të plota nga KQZ-ja.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...