Sirianët në Turqi po nxjerrin në pah racizmin e gjërë kundër refugjatëve dhe kjo po ndodh sidomos pas vdekjes së një djali nëntë vjeç në provincën Kocaeli.
Djali dhe familja e tij jetonin në Turqi pasi ia dolën që të shpëtonin nga konflikti sirian, por djali vrau vetën pasi shokët e klasës e sulmuan e atë, trasmeton portali arbresh.info
Ministria e Arsimit në Kocaeli mohoi se djali kishte rënë pre e bulizmit dhe menjëherë pas rastit filloi hetimet.
Më shumë se 3.6 milion refugjatë u larguan në Turqinë fqinje pas shpërthimit të luftës në Siri në 2011, por shumë thonë se mirëseardhja nuk ka qenë edhe aq e ngrohtë.
SHBA njoftoi se do të tërhiqet nga Siria, duke ia hapur kështu rrugën një sulmi të afërt turk ushtarak kundër forcave kurde.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të krijojë atë që Turqia e quan “zonë e sigurt” në Siri, ku mund të zhvendoseshin deri në tre milion refugjatë.
“Ëael ishte një djalë i ndjeshëm, i zgjuar dhe i qetë, i cili e donte jetën. Ai ishte shumë i dashur nga njerëzit përreth tij,” i tha babai i tij, Mustafa al-Saud, për Turkish Independent.
Sipas babait ai shkonte në xhami dhe lexonte librat e shenjtë muslimanë, megjithatë babai pretendon se djali ishte ngacmuar nga shokët e klasës vetëm pse është sirian.
Shumë përdorues të mediave sociale dënuan paragjykimet dhe armiqësinë e shtuar kundër sirianëve në Turqi.
Autorja siriane Lina Shamy bëri thirrje për një ndryshim të ligjit në Turqi për të mbrojtur njerëzit nga racizmi.
Gjatë muajit korrik, sirianëve që jetojnë në Stamboll u ishte bërë thirrje që të largoheshin ose të dëboheshin nga qyteti, nëse ata nuk ishin regjistruar që të jetojnë aty.
Votimi ka treguar një rënie të mbështetjes për refugjatët sirianë, nga rreth 70% në 40%.
Fëmijët sirianë nën 10 vjeç kanë tentuar vetëvrasje në Siri dhe në kampe refugjatësh në Greqi, sipas organizatave bamirëse Medecins Sans Frontieres (MSF) dhe Save the Children./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...