Google ADS

Shuhet familja, po tentonin të bënin selfi në lum të rrëmbyeshëm

21:23 | 7 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Një grua e sapo martuar dhe tre anëtarë të tjerë të familjes janë mbytur përderisa po përpiqeshin të bënin një selfi në një lum që rridhte shpejt në jug të Indisë.

Grupi i përbërë nga gjashtë përsona po mbaheshin në duar dhe po qëndronin në ujë, kur një grua papritur u rrëmbye nga uji, duke tërhequr edhe të tjerët më pas, transmeton portali arbresh.info

Burri i gruas arriti të shpëtojë, por pjesa e tjetër, përfshirë gruan e tij dhe një djalë 14-vjeçar u mbytën.

Ekspertët paralajmërojnë se të rinjtë e fiksuar pas mediave sociale po shkojnë në gjatësi ekstreme për të postuar selfie, të cilat shihen si të guximshme dhe të rrezikshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme