Të gjithë qytetarët shqiptarë, që kanë para nga burime të jashtëligjshme të mbyllura në bankat e huaja nuk mund t’i fshehin më, pasi do të ekspozohen tek organet tatimore të Shqipërisë.
Qeveria ka dërguar në për miratim në Parlament një projektligj, i cili parashikon shkëmbimin automatik të të dhënave për llogaritë bankare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
Projektligji është detyrim që rrjedh nga Konventa Ndërkombëtare për Ndihmën Administrative të Ndërsjelltë në Çështjet Tatimore. Konventa, e cila është nënshkruar nga 130 vende të botës, ka për qëllim të forcojë luftën ndaj evazionit fiskal, korrupsionit dhe pastrimit të parave përmes shkëmbimit të informacioneve financiare mes vendeve.
Sipas draftit, brenda datës 30 maj të gjitha bankat shqiptare janë të detyruar të raportojnë pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, llogaritë bankare që kanë pranë tyre të gjithë shtetasit e huaj, rezident në 130 vendet që kanë nënshkruar konventën. Drejtoria e Tatimeve më pas këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë.
Për shembull nëse një shtetas italian ka llogari bankare në një bankë shqiptare, brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm, drejtoria shqiptare tatimeve do ja përcjellë këtë informacion drejtorisë së taksave në Itali.
Ky shkëmbim do të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe në krahun tjetër. Pra brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm, të 130 vendet anëtare në konventë do të dërgojnë në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve listën e shtetasve shqiptare që kanë para të mbyllura në bankat këtyre vendeve. Pra autoritetet tatimore italiane do të raportojnë pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve listën e shtetasve shqiptarë që kanë para në bankat italiane. Drejtoria e Taksave në Francë do të raportojë listën e shtetasve shqiptarë që kanë llogari në bankat franceze. Në informacion përfshihet emri i zotëruesit të llogarisë dhe shuma e parave që ai ka në bankat jashtë shtetit.
Sipas Ministrisë së Financave, ligji do të ekspozojë të gjithë individët që kanë kryer evazion fiskal, trafiqe apo zyrtarët e korruptuar, të cilët i kanë fshehur paratë në bankat jashtë Shqipërisë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...