Google ADS

India e dënon me varje burrin që e përdhunoi deri në vdekje vajzën dyvjeçare

17:18 | 7 Tetor 2019
Arbresh Info

Një burrë indian, i cili e kishte kidnapuar, dhunuar dhe vrarë një vajzë dyvjeçare do të ekzekutohet me varje në litar.

Gjykata Supreme e Indisë e ka mbajtur në fuqi dënimin me vdekje ndaj burrit 32 vjeç, Ravi Ghumare, i cili për pesë orë e kishte dhunuar vajzën e vogël. Sipas vlerësimit të gjykatës, ai e kishte kryer këtë krim si rezultat i urisë së tij seksuale.

Vrasja kishte ndodhur në mars të vitit 2012 në qytetin Jalna, i cili shtrihet rreth 250 milje në lindje të Mumbait.

Prindërit e vajzës ishin shitës pemësh dhe në ditën e tragjedisë e kishin një ditë të vështirë në punë. Rreth orës pesë, nëna e vajzës kishte vërejtur se ajo është zhdukur nga shtëpia dhe ata menjëherë filluan ta kërkojnë.

Vrasësi i vajzës ishte parë i dehur rrugëve duke u dhënë çokollata fëmijëve. Babai i saj e kishte lajmëruar rastin në polici, e cila e kishte bastisur shtëpinë e personit të dyshuar.

Pasi e kishin thyer derën e mbyllur, policët e kishin gjetur dhunuesin brenda bashkë me vajzën, e cila ishte pa vetëdije dhe kishte shumë lëndime. Vogëlushja ishte dërguar menjëherë në spital, por mjekët vetëm e kishin konstatuar vdekjen e saj, shkruan “The Sun”, / Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme