Gjykatësi federal amerikan, Victor Marrero, e ka refuzuar vendimin e presidentit Donald Trump për të mos i publikuar dokumentet e kthimit të taksave në lidhje me një hetim të shtetit të Nju Jorkut. Vendimi erdhi pasi avokatët e liderit të shtetit kishin thënë se pozita politike e tij i jep imunitet ndaj çfarëdo hetimi.
Në vendimin me 75 faqe, gjykatësi Marrero tha se nuk mund ta pranojë një vlerësim kaq kategorik dhe kaq të pakufizuar të imunitetit presidencial nga proceset gjyqësore.
Ndryshe, prokurori i Manhattan-it, Cyrus Vance Jr, ka kërkuar qasje në dokumentet e kthimit të taksave si pjesë e hetimit për përfshirjen e organizatës “Trump” në dhënien e parave për dy gra në mënyrë që ato të mos flasin lidhur me aferat e tyre me presidentin amerikan.
Vendimi i gjykatës ua mundëson autoriteteve që ta kërkojnë historikun e kthimit të taksave personale të presidentit dhe të kompanive të tij në tetë vjetët e fundit.
Në anën tjetër, avokatët e kreut të Shtëpisë së Bardhë kanë lënë të kuptohet se do të paraqesin ankesë ndaj këtij vendimi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...