Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë partia e parë në Komunën e Podujevës. Numër të madh të votave në këtë qytet ka marrë edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, LDK’ja ka marrë mbi 14 mijë vota në Podujevë, apo 38.43%.
Menjëherë pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër të madh votash renditet Lëvizja Vetëvendosje. VV’ja ka marrë mbi 12 mijë vota, apo 34.52%.
Sipas KQZ’së, PDK’ja në këtë komunë ka marrë vetëm rreth 6 mijë vota, derisa koalicioni AAK-PSD ka marrë rreth 1700 vota.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, partia e parë në nivel vendi vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK’ja e PDK’ja. Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës./Express
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...