Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, ka thënë se gjendja aktuale në kombinat nuk është e kënaqshme dhe se vazhdimisht janë duke u përballur me mungesë të prodhimit, gjë e cila edhe po shkakton vonesën në paga dhe kryerjen e obligimeve të tjera siç janë shpenzimet operative.
Syla ka thënë se trendi i rritjes së prodhimit veçse ka filluar të ngrehet në muajt e fundit.
“Trendi i rritjes së prodhimit veçse ka filluar të ngrehe në muajt e fundit, edhe pse larg jemi prej asaj që është e pritshme nga ana jonë. Siç e ceka, një bashkim forcash mes fuqisë së re punëtore dhe investimeve në teknologji, ky trend veçse do të jetë edhe më i lartë. Fuqia e re punëtore dukshëm do ta ndryshojë trendin e prodhimit për të mirë, përkundër teknologjisë së vjetruar”, është shprehur ai për Epoka e Re.
Ai ka shtuar pa investime të huaja rimëkëmbja e Trepçës, do të ishte shumë më e ngadalshme dhe thuajse e paarritshme.
Sipas tij, partneriteti publiko-privat do të ishte forma më e përshtatshme e investimit në këtë kohë deri në fuqizimin e saj pasi dhe do të ruhej ndikimi i qeverisë në këtë ndërmarrje dhe do të ishte më lehtë që të kontrollohet investimi dhe kahet e drejtimit të Trepçës.
“Pa investime të huaja rimëkëmbja e Trepçës do të ishte shumë më e ngadalshme dhe thuajse e paarritshme. Mbase partneriteti publiko-privat si formë e investimit do të ishte forma më e përshtatshme e kësaj kohe deri në fuqizimin e ndërmarrjes sepse do të ruhej ndikimi i qeverisë në ndërmarrje dhe do të ishte më lehtë të kontrollohet investimi dhe kahet e drejtimit të Trepçës, ka shtuar ai.
Sa i përket konkursit të fundit për punësim në Trepçë, konkurs ky që u cilësua për poenë politike, Syla ka thënë se shtimi i numrit të punëtorëve është i domosdoshëm.
“E kuptoj një gjuhë të tillë, sidomos kur ishte në fushatë zgjedhore. Gjithsesi, ju njoftoj dhe garantoj që menaxhmenti i Trepçës, këtë konkurs e ka hapur për të sjellë fuqi të re punëtore, e cila do të ndikonte në performancë më të mirë të ndërmarrjes. Më lejoni të theksoj, me aq sa na është bërë e ditur neve si bord mbikëqyrës, nga ana e menaxhmentit, një numër i konsiderueshëm nga punëtorët aktualë këtë vit do të dalin në pension andaj, pos të tjerash, konkursi është në funksion të plotësimit të atyre vendeve dhe ripërtëritjes së moshës mesatare”, ka thënë Syla. /
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...