Prokuroria ndalon 20 persona dhe kërkon paraburgimin e tre prej tyre

13:29 | 7 Tetor 2019
L G

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 20 persona, ndërsa ka bërë tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të: Një pistoletë pa fishekë; Një armë artizanale;30 fishekë të panjohur; Një afishe me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin “ Kujdes, votimi për ligjet e nxjerra është SHIRK “ dhe Kopje të librave me mbishkrimin “ DAS BUCH” dhe “ DES JIHADS”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale  “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”, nga neni 213.  Të dyshuarit  me aktvendim të prokurorit të shtetit  janë  dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se është përfshirë në vepër penale.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Gjithashtu me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar: Një pistoletë, një armë artizanale, 30 fishekë, një afishe dhe kopje të disa librave me mbishkrime”, njoftim prokuroria.

Ndërkohë brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  ka ndaluar tre (3) persona për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve“, tre (3) persona për shkak të veprave penale “Pengimi i procesit të votimit“, dhe ka ndaluar një (1) person për shkak të kryerjes së veprës penale “Falsifikimi“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme