Prishtinë, dy persona pësojnë lëndime pas përleshjes fizike në familje

11:42 | 7 Tetor 2019
L G

Dje rreth orës 16:00 në Prishtinë është raportuare një përleshje fizike në mes të disa familjarëve.

Nga përleshja, dy nga familjarët  kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar.

“Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa familjarëve meshkuj dhe femra K/shqiptare, për shkak të mosmarrëveshjeve. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë”, bën të ditur policia. Me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt /arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme