Një tempull shumë i vjetër, që besohet se është ndërtuar para 2200 vjetësh, është zbuluar afër lumit Nil në Egjipt.
Tempulli u zbulua nga punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët ishin duke e rrëmihur një kanal për ujitje në fshatin Kom Shaku. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Antikiteteve.
Puna ndërtimore u ndërpre dhe arkeologët shkuan në vendin e tempullit për t’i analizuar mbetjet e tij.
Ata gjetën mbishkrime ku shkruhej “Ptolemeu i Katërt”. Kjo figurë kishte sunduar në Egjipt nga viti 221 deri në vitin 204 para Krishtit.
Në disa pjesë të tjera të tempullit ishte e gdhendur figura e Hapi-t, i cili nga egjiptianët e lashtë adhurohej si zot i vërshimeve. Në këto figura, ai paraqitet i rrethuar nga zogjtë dhe kafshë të ndryshme.
Egjipti po mundohet që përmes objekteve të lashta ta ringjallë turizmin pas trazirave dhe luftës civile të vitit 2011, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...