Google ADS

Në Skenderaj, PDK del e para

01:05 | 7 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 77.92% të votave në komunën e Skenderajt.

Sipas këtyre votave të numëruara nga KQZ, Partia Demokratike e Kosovës del e para në këtë komunë me 76.35 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Partia e dytë radhitet Vetëvendosje me 7.57 për qind, kurse e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 4,36 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare është 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme