Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka dalur të festojë së bashku me qytetarët në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.
Lëvizja Vetëvendosje tani me shumë gjasë pritet të dalë partia më e votuar në Republikën e Kosovës, dhe Konjufca pati disa fjalë.
“Keni fituar ju populli i Kosovës dhe krejt shqiptaria”, ka thënë Konjufca.
“Qytetarët në zgjedhjet që sapo përfunduan thanë: Vetëvendosja e para dhe kryeministër, Albin Kurti. Këtu në Kosovë kanë fituar parti tjera edhe më herët. Por me fitu pa shpërndarë asnjë terminal, pa shti asnjë në punë me të njofshum, pa qel asnjë konkurs për punë, pa hap asnjë tender vetëm Vetëvendosja mundet ta bëjë këtë. Kësaj i thonë fitore përnjëmend”
Tutje Konjufca falënderoi qytetarët për besimin që i dhanë subjektit që ai i takon.
“Duam që të falënderojmë shumë çdo qytetar që e shprehët vullnetin e juaj që votuan Vetëvendosjen dhe që thatë se Vetëvendosja duhet të drejtojë Qeverinë”
Kanë mbetur ende mijëra vota pa u numëruar. Por deri më tani epërsia e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm po thellohet dhenuk pritet ndonjë kthesë në në rezultat.
Tani Lëvizjes Vetëvendosje i duhet edhe një parti tjetër e amdhe që të bëjë koalicionin për të krijuar qeverinë
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...