Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani para pak minutash ka mbajtur një konferencë për medie.
Osmani deklaroi se ende nuk mund të flasin për fituesin pasi që sipas saj ende mbeten vota për t’u numëruar, shkruan arbresh.info
“Për sonte nuk mund të shpallet fituesi, në fund rezultati do të shpallet nga votat e mërgatës dhe ato me kusht. Besoj që deri nesër, do ta kemi një rezultat përfundimtarë, e atëherë do dalim para qytetarëve”, deklaroi Osmani.
Veç asaj Osmani tha se pavarësisht rezultatit, do e respektojnë vullnetin e sovranit.
“Dallimi është diku 0.7% mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, prandaj është e domosdoshme të priten votat tjera, në fund ne e respektojmë vullnetin e sovranit”, tha Osmani.
Sa i përket ndonjë koalicioni të mundshëm, Osmani tha se mund të flasin pas zgjedhjeve, ndërsa tha e eliminojnë çdo lloj bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Për neve është më rëndësi të presim deri në numërimin e votës së fundit, mandej flasim për koalicione, kurse e eliminojmë çdo lloj mundësie bashkëpunimi me PDK-në”, tha Osmani./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...