Google ADS

Zvicër: Kundërshtohet iniciativa për të kufizuar emigracionin

23:09 | 6 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Ideja u refuzua me 123 vota, ndaj 63. UDC ishte e vetmja palë që e mbështeti atë.

Nëse shumica e votuesve zviceranë do të mbështetnin iniciativën, qeveria do të kishte një vit për të negociuar një fund të lëvizjes së lirë të njerëzve me BE-në, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se nisma mund të shkaktojë një Brexit zviceran, duke i dhënë fund marrëveshjeve bilaterale të Zvicrës me Brukselin, diçka që mund të ketë një ndikim serioz ekonomik.

UDC paralajmëroi se popullsia e Zvicrës mund të rritet nga 8.5 në 10 milionë nëse nuk ka ndonjë ndryshim. Në vitin 2014, një shumicë e ngushtë e votuesve zviceranë (50.3%) pranuan një plan për të lejuar qeverinë të kontrollonte imigracionin në Zvicër nga BE-ja.

Kjo përfundimisht rezultoi në një kompromis që u jep banorëve zviceranë përparësi ndaj atyre të huaj kur aplikojnë për punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme