Shtatë protestues anti-qeveri janë viktimat e fundit në protestën që po zhvillohen në Bagdad.
Për gjashtë ditë protesta, numri i të vdekurve ka shkuar në 104, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur, transmeton portali arbresh.info
Qeveria e Irakut është përpjekur që të mbajë në kontroll zemërimin që ka kapluar Bagdadin dhe një numër të qyteteve jugore.
Forcat e sigurisë i janë përgjigjur dhunshëm protestuesve që kërkon vende pune, shërbime më të mira dhe fund korrupsionit.
Trazirat janë sfida më serioze me të cilën përballet Iraku dy vjet pas fitores kundër militantëve të Shtetit Islamik. Kaosi vjen gjithashtu në një kohë kritike për qeverinë, e cila është kapur në mes të rritjes së tensioneve amerikane-iraniane në rajon. Iraku është aleat me të dy vendet dhe pret mijëra trupa amerikane, si dhe forca paramilitare të fuqishme aleate me Iranin./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet