Dragashi me pjesëmarrjen më të vogël në zgjedhje

22:07 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Komuna e Dragashit është komuna me pjesëmarrjen më të vogël në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar vetëm 32,73% e qytetarëve, shkruan arbresh.info.

Të të njejtat të dhëna thuhet se nga 40 mijë e 809 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 13 mijë e 356 qytetarë.

Në këtë qytet kishte 60 vendvotime.

E komuna me pjesëmarrjen më të madhe në këto zgjedhje është ajo e Zubin Potokut. Sipas KQZ-së në këtë komunë kanë votuar 57,34% e qytetarëve me të drejtë vote. /arbresh.info/

Lexo edhe: Zubin Potoku me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme