Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka reaguar ndaj televizionit kroat HRT ka paralajmëruar zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë.
Kasapolli përmes një postimi në facebook e ka quajtur gabimin skandaloz ndërsa ka thënë se gabimi është përmirësuar dhe është përkuar falje, shkruan arbresh.info.
“Besoj te gjithë ishit dëshmitarë te një gabimi skandaloz te televizionit shtetëror te Kroacisë gjate lajmeve te orës 15. Pas reagimit te menjëhershëm te Ambasadës dhe përfaqësuesve te shqiptareve te Kroacise, ky gabim është përmirësuar dhe është kërkuar falje për ketë gabim”, ka shkruar Kasapolli.
Ai ka shkruar gjithashtu se nesër presin kërkim falje publike me shkrim nga televizioni shtetëror i Kroacisë.
“Nesër presim kërkim falje zyrtare me shkrim drejtuar institucionit te Ambasadës nga ana e televizionit shtetëror te Kroacisë, me shprese qe këto gabime nuk do te përsëriten me. I falënderoj te gjithë përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare ne Kroaci për bashkëpunim dhe reagim te shpejte te përbashkët”, ka përfunduar ambasadori i Kosovës në Kroaci.
Ndryshe gjatë ditës televizioni shtetëror i Kroacisë HRT ka paralajmëruar zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë.
“Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet parlamentare, të pestat në 12 vitet e fundit”, deklaroi udhëheqsja që po paralajmëronte kronikën, derisa prapa saj ishte shfaqur flamuri i Serbisë, shkruan “Index.hr”.
Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Mediat serbe po ashtu kanë transmetuar lajmin duke shtuar se: “Kroacia ka befasuar serbët por edhe mbarë botën”, me veprimin e bërë./arbresh.info/
Lexo edhe: Televizioni kroat jep lajme për zgjedhjet në Kosovë, e shfaq flamurin e Serbisë
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...