Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj është deklaruar pas rezultateve të para të exit polleve.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj i ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, derisa ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket zgjedhjeve.
Molliqaj ka thënë se nuk i lëkund asgjë në përpjekjet për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.
“Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i tij i plotë:
Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne.
Ju falenderoj për pjesëmarrjen kaq masive në këto zgjedhje. Përgjithësisht procesi ishte i rregullt, përkundër problemeve të vogla.
Falenderoj gjithë ata votues e mbështetës të koalicionit AAK/PSD, e në veçanti aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit që e kanë bartur barrën më të madhe të këtij procesi.
Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.
Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne.
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...