Google ADS

Konjufca thotë se VV është fituese në këto zgjedhje, fton LDK-në për bashkëqeverisje

20:46 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se fitorja është e këtij subjekti, duke theksuar se mbi 10 komuna Vetëvendosje ka dalë e para, raporton arbresh.info

“Kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku incidente ne Kosovë. Ka fol sovrani në këto zgjedhje. Kanë dal me shumë se në vitin 2017. Fushata zgjedhore ka shkuar shumë mirë pa ndonje incident”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, VV është partia e parë.

Konjufca po ashtu, i ka uruar vendin e dytë LDK-së duke i ftuar që të qeverisin së bashku.

“Të dhënat tona tregojnë që Vetëvendosje është e para dhe i ka fituar zgjedhjet. Urime edhe për vendin e dytë qe e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës që do ta bëjmë një qeveri së bashku”,  tha Konjucfa.

Konjufca për fund paralajmëroj festë në sheshet e Prishtinës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/565341377605238/?notif_id=1570338085043083&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme