KQZ: Deri në orën 19:00 kanë votuar 812.049 qytetarë

19:39 | 6 Tetor 2019
arbresh.info

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë të ditur për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik në të gjithë Republikën e Kosovës.

Deri në orën 19:00 thotë se kanë votuar 812.049 qytetarë, apo 44.18 për qind.

Më së shumti qytetarë kanë votuar në Komunën e Prishtinës, rreth 108 mijë qytetarë.

Pjesëmarrje të lartë të qytetarëve ka patur edhe në komunat me shumicë serbe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme