Gjiko ka gjuajtur me revole në dasmën e vëllait të tij, Arbërit, i cili mbrëmë është martuar me të dashurën e tij prej vitesh.
Mbrëmë është organizuar dasma e Arbër Gjikollit me Blerina Bokshin. E ata i dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore me shumë fytyra të famshme të ftuar.
Arbëri, i njohur si BigBangBeats, është producenti i njohur i studios muzikore RedBox Entertainment. Ai është njëkohësisht edhe vëllai i reperit të njohur, Gjiko.
E Gjiko duket se ka pasur një natë shumë të hareshme, duke postuar vazhdimisht video duke vallëzuar e kënduar. Shumicën e kohës ai është parë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Elitës.
Megjithatë, gjatë kësaj nate Gjiko ka vendosur të shfaqë gëzimin edhe me një gjest të ndaluar.
Ai me një njeri tjetër të afërt me të, janë inçizuar duke gjuajtur me revole në ajër.
E pikërisht me këtë video që reperi e ka postuar vetë, ai ka zgjedhur të urojë vëllain dhe kunatën, duke i uruar të trashëgohet.
Ky veprim i Gjikos është i ndaluar edhe me ligj pasi nuk lejohet që të festohet me armë. Kjo pasi që shpesh ka ndodhur që festa është kthyer në tragjedi.
Dasma e Arbërit, producentit të njohur si Big Bang ka qenë një natë me shumë atmosferë dhe videot e postimet nga ceremonia. Dhe festa nuk kanë munguar nga thuajse të gjithë të ftuarit.
Dasma sëhtë organizuar në vendin e njëjtë ku vitin e kaluar janë martuar edhe vëllai i Arbërit, Gjiko me Elita Rudin. Ata gjithashtu kanë shkëlqyer në dasmën e Arbërit dhe Blerinës./Gazeta Express/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet