DNV-ja publikon parregullsitë e procesit të sotëm zgjedhor

19:01 | 6 Tetor 2019
arbresh.info

Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon të vëzhgohet nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” me qëllim të informimit të rregullt të publikut mbi mbarëvajtjen e këtij procesi.

23 mijë asistime, dhe 71 raste kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë në 40 vendvotime, bënë të ditur Ismet Kryeziu nga DNV.

“Fotografimi i votës është evidentuar në 55 raste, në 32 vendvotime nga ora 13:00”, bënë të ditur Kryeziu.

Ai ka bërë të ditur se në orën 21:00 do të fillojnë konferencën e radhës, pasi vëzhguesit e DNV-së do të jenë të pranishëm edhe gjatë numërimit të votave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme