Pep Guardiola ka thënë se Manchester City e pati një ditë të keqe pas humbjes së tyre 2-0 ndaj Wolverhamton.
Kampionët aktual të Ligën Premier dolën në fushë sot (e diel) duke e ditur që ata kishin nevojë për të ofruar një përgjigje ndaj liderëve të Liverpoolit.
Por, ata u befasuan në shtëpi duke humbur ndeshjen e parë në ligë këtë sezon para tifozëve të tyre në Etihad.
Trajneri katalunas pranon që skuadra e tij, e cila vazhdon të vuajë shkaku i lëndimeve në mbrojtje, nuk arriti t’i ndalë sulmuesit e Ujqërve, në veçanti Adama Traoren.
“Ne filluam mirë, mjaft mirë por pranuam gola në kundër-sulme. Nuk ishim në maksimumin tonë dhe kur ju pranoni një kundërsulm të shpejtë, kishim shanse të shënonim por ishte një ditë e keqe dhe humbëm ndeshjen”, ka thënë fillimisht Guardiola për BBC Sport.
“Nuk kemi bërë proces të mirë, kemi pasur probleme në atë kuptim. Jemi një ekip që luan një mënyrë specifike por ishte një ditë e keqe, kjo ndodh ndonjëherë”.
“Kur fitoni ndeshje, ju mendoni për tjetrën. Tani kemi pushimin ndërkombëtar, atëherë mund të kthehemi dhe të shkojmë në ndeshjet tjera”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut