Google ADS

I ikë policisë gjakovarja që dyshohet se fotografoi votën

18:31 | 6 Tetor 2019
Arbresh Info

Në një qendër të votimit në Gjakovë ka pasur dyshime se një grua e ka fotografuar votën. Ajo nuk ka mundur të presë që të arrijë Prokurori dhe është larguar nga vendvotimi.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se e dyshuara është e njohur për policinë dhe është ngritur aktakuzë ndaj saj.

“Dyshohet se një grua e ka fotografuar votën. Policia e ka identifikuar, është ngritur aktakuzë ndaj saj dhe është ftuar të paraqitet në polici, por deri më tani nuk i është përgjigjur ftesës së policisë” ka thënë Graishta./GazetaExpress

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme