Google ADS

Xhelal Sveçla apel qytetarëve: Me facebook të rrejshëm në emër të VV-së po bëhet thirrje për bojkot të zgjedhjeve

17:49 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se në emër të VV-së po bëhet thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

Sveçla përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo thirrje po vie nga disa profile të rreme të hapura në emër të VV-së, shkruan arbresh.info.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve t’i injorojnë dhe të dalin në votim.

“Të dashur qytetarë,
Disa profile të rrejshme, në emër të VV, po therrasin për bojkot të zgjedhjeve.
Injoroni, si dhe të gjithë ata që ende nuk kanë votuar, dilni e votoni.
Investoni disa minuta për disa vite!”, ka shkruar Xhelal Sveçla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme