Hahn falënderon vendet e BE-së për qëndrimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

17:35 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Eurokomisari Johannes Hahn nëpërmes rrjetit social “Twitter” ka falënderuar udhëheqësitë e BE-së për qëndrimin e fuqishëm për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtet anëtare të përgjigjen”, apelon përsëri Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn.

Hahn rikujton porosinë e krerëve të BE-së të adresuar ditë më parë për vendet anëtare të cilat duhet të marrin vendimin final më 17 dhe 18 tetor. Duke iu referuar letrës së hapur, Hahn rikujton se agjenda për diskutimin dhe pranimin e çeljes së negociatave është ende në vendim e sipër dhe kërkesë e palëkundur e administratës së BE-së.

Përderisa disa nga vendet anëtare tashmë e kanë bërë të qartë vendimin e tyre, sytë mbeten të drejtuara nga Franca, Holanda dhe Danimarka të cilat nuk kanë nguruar të shprehin rezervë ose edhe kundërshtime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme